Kur serbi i dyshuari për krime lufte vizitonte shtëpinë e Adem Jasharit

14:42 | 18 Shkurt 2019

Tani po kërkohet për t’u ekstraduar si vrasësi i vëllëzërve Bytyqi, por dikur kishte vizituar disa vende kryesore ku do të fillonte lufta.

Goran Radosavljeviç, i njohur me nofkën “Guri”, i lindur në vitin 1957 në Arangjelovac të Serbisë, që me vendim të veçantë ishte dërguar në Kosovë për të shuar rezistencën e armatosur të UÇK-së në fillet e para të organizimit, po kërkohet tani nga kongresmenët amerikanë që të arrestohet dhe të ekstradohet në
SHBA si i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Bytyqi.

Në një foto ai shihet para shtëpisë së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari në Prekaz të Drenicës ndërsa në një foto tjetër pas sulmit në Gllogjan të Dukagjinit me 24 mars të vitit 1998.

Krimineli Goran Radosavljeviç, është ai që kishte udhëhequr ekspeditat serbe kundër familjes Jashari, më 5, 6 dhe 7 mars 1998 në Prekaz, ku ra heroikisht komandanti Adem Jashari dhe u masakruan afër 60 anëtarë të familjes së tij.

Komento: