Hardinaj nga Gllogjani: Taksa nuk hiqet, vetë Trump vendos sanksione të tilla

14:57 | 18 Shkurt 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nga vendlindja e tij, Gllogjani, ka pasur një mesazh edhe për ata që po i bëjnë trysni për pezullimin e taksës ndaj Serbisë.

Ai edhe njëherë ka bërë me dije se taksa nuk do të hiqet duke thënë se edhe vetë presidenti amerikan, Donald Trump, vendos sanksione të tilla ndaj shteteve të caktuara, përcjell ORAinfo.

“Trump ka vendos tarifa ekonomike për plot vende si dhe po ndërton mure me Meksikën. Ne do të shkojmë kësaj rruge dhe tarifa nuk hiqet deri në njohje”, ka thënë Haradinaj pas homazheve në varrezat e dëshmorëve.

Ai po ashtu tha se askush nuk duhet të provojë që ta shfuqizojë vendimin të cilin Qeveria e ka marrë unanimisht muaj më parë duke iu referuar partnerëve të tij të koalicionit.

“Nëse shkojmë hapa prapa, mund ta kërkojnë sot heqjen e tarifës, pastaj Trepçën… Dialogu të ndodhë pa kushtëzime, i është thënë Mogherinit. Serbia po i nxjerr kushte Kosovës në vend se të ishte ndryshe. Në tavolinë mund të bisedohet edhe për taksën. Pres përkrahje e të gjithëve edhe të partnerëve politikë edhe pse mund të ketë mendime të ndryshme. Nuk është mirë të provojë dikush që ta heq pasi që vendimi ka qenë i të gjithëve. Nuk është demokraci të hiqet pa votën e njërit partner – këtë rast AAK-së”, tha ai./ORAinfo/

Komento: