
Eliminohen Liverpool e Dortmund
Kanë përfunduar dy ndeshjet e sontme në Ligën e Kampionëve.Real Madrid dhe Manchester City janë dy skuadrat që kanë siguruar kualifikimin tutje.
Real Madrid arriti që të dal i pamposhtur edhe nga stadiumi “Anfield Road”. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 0 me 0.
Liverpool tentoi gjatë gjithë ndeshjes që të shënoi, megjithatë nuk ia arriti.
Në anën tjetër, Manchester City triumfoi ndaj Dortmund me përmbysje rezultati.Ishte 1 me 2 epilogu përfundimtar i këtij takimi, me djelmoshat e Pep Guardiolas që sigurojnë kualifikimin tutje.
Ishte Bellingham që i dha epërsinë skuadrës vendase, por me golat e Mahrez dhe Foden “Cityzens” triumfuan në “Signal Iduna Park”.