
Këto do të jenë ndeshjet dhe datat e zhvillimit të tyre
Kanë përfunduar dy ndeshjet e sontme në Ligën e Kampionëve.Real Madrid dhe Manchester City janë dy skuadrat që kanë siguruar kualifikimin tutje.
Ndeshje të jashtëzakonshme na presin në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni. PSG dhe Manchester City do të përballen në atë që konsiderohet si finale para finales.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave do të luhet më 27 ose 28 prill dhe zhvillohet në stadiumin “Parku i Princave”.
Ndeshja tjetër do të jetë ajo në mes Chelseas dhe Real Madrid. Edhe kjo ndeshje do të zhvillohet në datat e përcaktuara më lartë.
