Milan-Morata, vjen lajmi i “çmendur” nga Anglia

16:20 | 10 Dhjetor 2018

Alvaro Morata është gati të largohet nga Chelsea qysh në janar.

Sulmuesi nuk ka shënuar që nga 4 nëntori dhe ishte në bankën rezervë në ndeshjet e ekipit të tij kundër Manchester City.

Sipas njoftimeve, ai nuk është më në planet e Maurizio Sarri dhe AC Milan janë në sfond, duke shikuar situatën me interes përcjell ORAinfo.

Rossonerët, në fakt, kanë hequr dorë nga përpjekjet e tyre për të nënshkruar Zlatan Ibrahimovic dhe mund të kërkojnë yllin e Chelsean për një hua me mundësi për të blerë sulmuesin spanjoll.

Destinacioni do të ishte shumë i mirëpritur për lojtarin, i cili me dëshirë do të kthehej në vendlindjen e gruas së tij./ORAinfo/

Komento: