
Analisti dhe gazetari Valon Syla ka reaguar sërish për dështimin e qeverisë Kurti në lidhjen e kontratës për vaksinat me Pfizer.
Me anë të një postimi në Facebook, Syla ka ironizuar duke thënë se është me rëndësi që kreu i qeverisë, Albin Kurti është vaksinuar.
“Çka janë 500 mijë vakcina? Çka di Kosova, çka janë 500 mijë vakcina”, ka shkruar Syla.
Postimi i plotë:
Me rëndësi Albin Kurti u sakrifiku. U vakcionu. Çka janë 500 mijë vakcina? Çka di Kosova, çka janë 500 mijë vakcina.
I pat vjedh njoni në Fushë – Kosovë shinat e hekurudhës. Kur e nxuni policia tha; fëmija i kanë vjedh, tu lujtë ç’aty.
Po tha polici, 4 tonë hekur qysh fëmija?
Po çka di fëmija çka janë 4 tona hekur, tha hajduki.