
Ylli i Sevillas duket se vazhdon edhe më tej të mbetët synim i Arsenalit.
Ever Banega është synimi i Arsenal për afatin kalimtar të verës, sipas raportimeve të “Mirror”.
‘Gunners’ janë në kërkim të një mesfushori qysh nga janari, por ata e kishin të pamundur të sigurojnë një të tillë, si pasojë e mungesave financiare.
Emery e admiron Banegan, pasi e kishte trajnuar atë sa ishte pjesë e Sevillas, gjatë viteve 2014 – 2016.
Trajneri e kishte marrë lojtarin nga Valencia tek Sevilla në vitin 2014, dhe tani dëshiron ta ketë atë edhe tek Arsenal.
Dyshja kishin fituar dy herë Ligën e Evropës së bashku tek Sevilla, para se Emery të largohej drejt PSG-së.
Mbetet të shihet se cilat do të jenë lëvizjet e skuadrës londineze për shërbimet e argjentinasit.