
Në Shqipëri janë regjistruar dy të vdekur nga koronavirusi dhe 138 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë kryer 2480 testime, ndërsa janë shëruar 442 pacientë.
Në total, që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 2342 të vdekur, 129.594 raste pozitive dhe 101.584 të shëruar.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
43 raste në Tiranë, 12 në Shkodër, 9 në Fier, 8 në Gjirokastër, nga 7 raste në Elbasan, Vlorë, nga 4 raste në Durrës, Devoll, Kamëz, nga 3 raste në Lezhë, Lushnjë, Berat, Fushë Arrëz, Skrapar, Vorë, nga 2 raste në Kukës, Mat, Shijak, Poliçan, nga 1 rast në Krujë, Korçë, Has, Kavajë, Mallakastër, Librazhd, Tepelenë, Dimal, Vau i Dejës, Divjakë, Malësi e Madhe, Roskovec, Patos, Cërrik.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 442 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 101,584 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 175 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Statistika (18 Prill 2021)
Raste të reja ditore: 138
Të shëruar në 24 orë: 442
Të shtruar në spitale: 175
Humbje jete në 24 orë: 2
Testime ditore 2480
Testime totale: 607.688
Raste pozitive: 129.594
Raste të shëruara: 101.584
Raste aktive: 25.668
Humbje jete: 2.342
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë: 18531
Fier: 2216
Durrës: 1088
Shkodër: 915
Gjirokastër: 913
Korçë: 673
Vlorë: 452
Dibër: 322
Kukës: 287
Elbasan: 200
Berat: 53
Lezhë: 18