Duket se tashmë ka ndryshuar vlera e Krzysztof Piatek
Milan e transferoi lojtarin për 35 milionë euro nga Genoa.
Drejtori sportiv i Genoas, Giorgio Perinetti, ka thënë se vlera e sulmuesit polak ka ndryshuar, pasi ai tashmë kushton 80 milionë euro.
“Piatek tani ka hyrë në një dimension tjetër në tregun e transferimeve”, ka thënë Perinetti.
“Genoa rrezikoi me të dhe nga asgjë fitoi 35 milionë euro. Një klub si ne duhet ta bëjë këtë. Në tetori, Piatek e ka dyfishuar vlerën, ai tani vlen hiç më pak se 70-80 milionë euro”, shtoi ai.