Azem Vllasi dhe Avni Llumnica përplasen në seancën për rastin “Syri i popullit”

20:51 | 19 Prill 2021

Seanca gjyqësore

Në këtë seancë i akuzuari Avni Llumnica dhe i dëmtuari Azem Vllasi kanë hedhur akuza ndaj njërit-tjetrit. E gjithë kjo përplasje ndodhi në seancën për rastin e njohur si “Syri i Popullit”.

Në fakt, ky do ishte vetëm njëri nga momentet e tensionuara të kësaj seance e cila u mbajt një muaj nga dështimi i seancës paraprake.

Në seancë, përveç Avni Llumnicës si i akuzuar u paraqit edhe Sadri Ramabaja ndaj të cilëve rëndojnë edhe akuzat për këtë rast.

Pos këtyre, pjesëmarrës ishin edhe dy dëshmitar, të cilët dëshmuan para trupit gjykues.

I pari që dëshmij ishte, Hekuran Mavriqi i cili u mor në pyetje edhe nga i dëmtuari edhe nga i akuzuari.

Me të përfunduar dëshmia e tij, radhën e kishte dëshmitari i dytë.

Berat Rustolli i cili është edhe nipi i të akuzuarit Avni Llumnica tregoi që ishte takuar me dajën e tij në ditën e ndodhjes së rastit.

Komento: