Merren në pyetje dëshmitarët e aksidentit në Maqedoni, dalin detaje të reja

20:09 | 18 Shkurt 2019

Aksidenti në Maqedoni la një numër të madh të personave pa shenja jete.

Në Prokurorinë Publike Themelore e Shkupit, u mbajt një takim mes përfaqësuesve të MPB-së, përfaqësues nga Byroja për Ekspertizë Ligjore, Fakulteti i Makinerisë dhe nga të gjitha institucionet tjera kompetente, për zbardhjen e aksidentit, nga i cili deri tani kanë humbur jetën 15 persona.

Organi ndjekës bën me dije se nga sot ka filluar intervistimi i dëshmitarëve okularë ndërsa gjatë javës do të intervistohen udhëtarët e aksidentuar, të cilët janë stabilizuar nga lëndimet e marra. Gjatë javës do të dëgjohet edhe shoferi i autobusit të aksidentuar.

Zëdhënësja e Prokurorisë thotë se nga kompania “Durmo Turs” kanë kërkuar dokumentacion shtesë për mënyrën e organizimit të udhëtimit.

Komento: