Infermierja e cila po kujdeset për pacientët me COVID-19 përcjell dashuri te qytetarët

14:50 | 20 Prill 2021

Nga Klinika Infektive, infermierja e cila po kujdeset për pacientët me COVID-19 përcjell dashuri te qytetarët.

Tashmë që më shumë se 1 vit, Kosova është duke u përballur me pandeminë COVID-19.

Të lodhur nga kjo gjendje me pandeminë janë shprehur punëtorët shëndetësorë, të cilët janë në vijën e parë të frontit.

Përkundër lodhjes, ata po përcjellin dashuri te qytetarët.

Nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës kanë publikuar një foto të një infermiere të Klinikës Infektive, e cila po kujdeset për pacientët me COVID-19.

“Me dashuri nga një infermiere e “Repartit A” të Klinikës Infektive- QKUK, e cila me përkushtim pa përshkrim dhe angazhim të pamatë kujdeset për pacientët e prekur me COVID-19”, është thënë nga SHSKUK.

Komento: