Vdes drejtori i Spitalit të Vushtrrisë, Dr. Hajrullah Saraçi

21:55 | 21 Prill 2021

Ka ndërruar jetë specialisti i Anesteziologjisë, Dr. Hajrullah Saraçi.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë miqtë dhe kolegët nga spitali rajonal i Vushtrrisë, shkruan Gazeta Shneta.
Ai vdiq pasi nuk arriti t’iu mbijetojë komplikimeve pas një ndërhyrje që pati, duke qëndruar për shumë ditë i intubuar.

Saraçi kohë më parë ishte rikthyer në pozitën e drejtorit të spitalit ‘Sheikh Zayed’ në Vushtrri.

Komento: