Kreu grabitje të armatosur në një market në Prishtinë, arrestohet 21 vjeçari

23:22 | 21 Prill 2021

Arrestimi i personit

Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës ka arrestuar një person të dyshuar për grabitje të armatosur.

Ngjarja ka ndodhur më datën 17.11.2020 në një market në Prishtinë, ku viktimës femër nën kërcënimin e armës i janë grabitur një shumë parash.

Ndaj personit të dyshuar në këtë rast, D.D, mashkull 21 vjeçar janë kryer veprimet hetimore si dhe ato operativo-policore dhe i njëjti në përputhje me aktvendimin e nxjerrë nga prokurori i shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Arrestimi i personit të dyshuar është bërë në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë në Gjilan.

Komento: