Fillon takimi i Kurtit me kryediplomatin gjerman

18:07 | 22 Prill 2021

Nis takimi i Kurtit me kryediplomatin gjerman.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas.

Maas ka thënë se me Kurtin do të flas ndër të tjerash edhe për planin e tij qeverisës për luftën ndaj kri.mit të organizuar dhe korrupsionit.

Heiko Maas, ka mbërritur në ora 14:00 aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, për vizitën e tij zyrtare, ku është pritur nga homologia e tij kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz.

Para takimit me Kurtin, kryediplomati gjerman është takuar me presidenten Vjosa Osmanin. Më pas të dy kanë mbajtur konferencë për medie.

Komento: