Policia gjen një foshnje të porsalindur në park, kërkohet nëna e tij.
Një djalë i porsalindur u gjet i mbështjellë me një batanije në një park.
Policia ka filluar kërkimin për nënën e zhdukur pasi foshnja u zbulua në Birmingham të enjten pasdite, shkruan Dailystar.
Një banor gjeti djalin e vogël, i cili u dërgua në spital për t’u kontrolluar.
Mjekët aktualisht janë duke u kujdesur për foshnjën.
Policia e West Midlands thotë se oficerët janë jashtëzakonisht të shqetësuar për mirëqenien e nënës dhe janë në përpjekje për ta gjetur atë.
Ajo është “përparësia e tyre absolute për momentin”, thanë detektivët. Nga policia thonë se ajo mund të ketë nevojë për kujdes urgjent mjekësor.