Pasi mposhtën Chealsen, flasin Pogba dhe Solskjaer

23:28 | 18 Shkurt 2019

Ole Gunnar Solskjaer është kthyer tek fitorja pas humbjes së parë që pësoi nën drejtimin e Man Utd.

Manchester United ka mposhtur Chelsea-t në 1/8-at e FA Cup falë një paraqitjeje fantastike të skuadrës.

Pas ndeshjes, për mikrofonat e BBC Sport dhe Sky kanë folur lojtari i ndeshjes Paul Pogba dhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer.

Pogba: “Është një fitore e madhe. Sot bëmë një paraqitje fantastike, e gjithë skuadra. Ia dolëm. Jemi shumë të kënaqur me këtë fitore.

“Ekipi më ka ndihmuar të arrij formën maksimale. Ata më ndihmojnë të shënoj dhe të jap asiste. Po e shijojmë lojën së bashku.

“Ne jemi Man United. Luajmë për trofe. Solskjaer e mori këtë vend puna pasi ka besim se mund ta bëjë. Ai ka besim te ne dhe ne kemi besim tek ai.”

Solskjaer: “Një tjetër ndeshje jashtë fushe pas Arsenal dhe Chelsea-t, por s’ka gjë. ëolves është një skuadër e vështirë.

“Paraqitja sot ishte fantastike, taktika jonë funksionoi. U kërkova mesfushorëve të bënin presing më përpara në mënyrë që të futeshin në zonë dhe funksionoi.

Mbrojtësit në pjesën e dytë ishin të mrekullueshëm. Mata bëri një punë fantastike ndaj Jorginho-s, duke u vështirësuar lojën ndërtuese kundërshtarëve.

“E gjithë skuadra veproi mirë në aspektin defensiv. Ky është një rezultat i madh. U kritikuam pas ndeshjes me PSG dhe të gjithë bënë detyrën ndaj Chelsea-t.”

Komento: