Këtë person nëse e shihni, lajmërojeni menjëherë policinë

15:34 | 23 Prill 2021

Policia e Kosovës ka kërkur nga qytetarët ndihmë për arrestimin e një personi për veprën penale “arratisja e personit të privuar nga liria”. Bëhet fjalë për Gëzim Azemajn nga fshati Aqarevë e Skënderajt.

Përmes një kërkese për bashkëpunim, Policia ka bërë me dije se ka siguruar urdhëresën e gjykatës për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar, me qëllim arrestimin e tij.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën e Policisë.

Komento: