Rita ora në lidhje dashuri me një 46-vjeçar?

20:37 | 24 Prill 2021

Rita Ora në lidhje të re dashurie?

Rita Ora nxit dyshime për një lidhje të mundshme dashurie me regjisorin e filmit Thor.

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora është mjaft e përfolur për lidhjet e saj.

Në fillim të këtij viti ajo i dha fund romancës me Romain Gavras, ndrsa tani, ajo po përfolet për një lidhje të re dashurie me regjisorin e Thor, Taika Waititi.

Këto thashetheme vijnë pasi këngëtarja publikoi një fotografi në krahët e regjisorit.

“Kohë të mira, kujtime, gjëra rastësore në telefonin tim dhe ato që dua…”, shkroi Rita krahas një emoji zemre. Ata u panë gjithashtu duke dalë nga një avion privat me Chris Hemsworth, gruan e tij Elsa dhe Matt Damon në Sidnei kohët e fundit, pas një udhëtimi në Gold Coast.

Rita nuk ka konfirmuar ende asgjë

Komento: