“E papranueshme që kryeministri Kurti votoi në zgjedhjet në Shqipëri”

12:52 | 25 Prill 2021

Cakolli e cilëson të papranueshme që kryeministri Kurti votoi në zgjedhjet në Shqipëri.

Eugen Cakolli i IKD-së ka thënë se është e papranueshme që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka votuar në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri sot.

“Kur dikush në cilësinë e qytetarit të thjeshtë, voton në zgjedhjet e një vendi tjetër, është deri diku e pranueshme. Por, kur qytetari është dikush që mbart pozitë politike, e madje pushtet ekzekutiv, kjo s’është aspak në rregull. E kur qytetari rastis të jetë kryeministër, që përfaqëson edhe platformë politike për zgjedhjet në vendin tjetër, kjo e bën situatën të papranueshme”, ka shkruar Cakolli në Facebook.

Komento: