Të gjithë po e presin shkarkimin e trajnerit të Chelseas, Maurizio Sarrit. Por trajneri Italian nuk është i brengosur për të ardhmën e tij.
Madje ai thotë se pozita e tij të Chelsea nuk është problem.
Sarri ka insistuar se pozita e tij si trajner i Chelseas nuk është “problemi im” pas eleminimit nga FA Cup të hënën nga Manchester United.
Chelsea humbi ndeshjen e tretë, pasi United fitoi 2-0 në Stamford Bridge, duke e thëlluar krizen në këtë ekip.
“Ne luajtëm futboll të hutuar në pjesën e dytë, por në të parën, luajtëm mirë”, tha ish trajneri i Napolit pas ndeshjes, përcjell ORAinfo.
“Pozicioni im? nuk është problemi im. Marrëdhënia [me ekipin] nuk është aq e rëndësishme, por është e mirë”.
Tifozët e Blues u kthyen kundër Sarrit gjatë ndeshjes me Manchester United. “Jam i shqetësuar për rezultatin, jo për tifozët”, ka thënë ndër të tjera ai.
Medait në Angli kanë raportuar se Maorizo Sarri pritet të shkarkohet gjatë ditës. Por drejtuesit e klubit ende nuk e kanë dhënë ndonjë shenje të tillë. /ORAinfo/