Vuçiqi në Bruksel, takohet me Lajçakun

15:10 | 25 Prill 2021

Aleksandër Vuçqiq sonte në Bruksel.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohet sonte në Bruksel me Përfaqësuesin Special për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak.

Siç kanë raportuar burime të Tanjugut nga shërbimi evropian për punë të jashtme, Vuçiqi në Bruksel do të flas për vazhdimin e procesit të dialogut.

Raportohet se Vuçiq në Bruksel do të takohet ditëve në vijim edhe me kryetaren e KE-së, Ursula von der Layen, dhe komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Në Bruksel javën e ardhshme do të jetë po ashtu kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Komento: