Zemaj ‘godet’ Kurtin: Kokën si struci në Kosovë, bishtin …

16:13 | 25 Prill 2021

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti i cili votoi sot në zgjedhjet në Shqipëri.

Ai ka thënë se Kurti e ka kokën si struci në Kosovë, ndërsa bishtin e mbanë lartë në Shqipëri.

Zemaj derisa ka përmendur katër vdekjet e shënuara në Kosovë shkak i infektimit me COVID-19 shkruan se “Kokën si struci në Kosovë, e bishtin e mbanë lartë në Shqipëri”

“Kokën si struci në Kosovë, e bishtin e mbanë lartë në Shqipëri. 4 vdekje sot nga Covid 19, e sot asnjë vaksinë për të shpëtuar jetë, por edhe asnjë fjalë, veprim apo ndenjë e Kryeministrit të Kosovës për qytetarët e vetë”, ka shkruar Zemaj.

Kujtojmë që kryeministri Kurti është kritikuar edhe nga deputetë të subjekteve tjera politike që ka shkuar në Shqipëri për të votuar, duke thënë se ai më mirë do të ishte po të angazhohej në sigurimin e vaksinave në kohën kur vendi po regjistron qindra të infektuar me COVID-19.

Komento: