Numërohen 69 kuti në Durrës, ky është rezultati

10:08 | 26 Prill 2021

Deri në ora 09:00 në Qarkun e Durrësit janë numëruar 69 kuti votimi.

Sipas këtij rezultati Partia Socialiste kryeson me mbi 53 përqind të votave.

Ndërsa Partia Demokratike bashkë me aleatët e saj rezulton se kanë marrë mbi 38% të votave kurse nga ana tjetër LSI ka 6.4% të votave.

Në termat e votave, PS ka aktualisht rreth 3 mijë vota më shumë se sa koalicioni i PD.

Komento: