Ministri Bytyqi premton përmirësimin e infrastrukturës shkollore në Deçan

13:08 | 19 Shkurt 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka pritur sot në ë takim kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në arsim, në veçanti për të arriturat dhe vështirësitë në fushën e arsimit në këtë komunë.

“Theksova se MAShT është gjithmonë e gatshme për të bashkëpunuar ngushtë me udhëheqësit e komunave, sepse ata i njohin më së miri vështirësitë në komunat që udhëheqin. Duke bashkëpunuar në këtë mënyrë, ne do të mund të zgjidhim problemet që mund të hasen, në kohë sa më të shkurtër”, ka shkruar Byutyqi në profilin e tij në rrjetin social, përcjell ORAinfo.

Bytyqi ka njoftuar se kreut të Deçanit ka premtuar, se MAShT do të angazhohet brenda mundësive që ka, për përmirësimin e infrastrukturës shkollore në komunën e Deçanit. /ORAinfo/

Komento: