Përmendet edhe Kosova në takimin me Borrellin, Gjaferoviq: Dodik ofendoi Komshiqin

09:40 | 29 Prill 2021

Takimi me Borrellin ku u përmend edhe Kosova, Gjaferoviq: Dodik ofendoi Komshiqin.

Anëtari i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Shefik Gjaferoviq vlerësoi se kryetari i kësaj presidence, Milorad Dodik ofendoi Zheljko Komshiqin gjatë një takimi virtual të anëtarëve të presidencës me kryediplomatin evropian, Josep Borrell.

Gjaferoviq theksoi se një incident ndodhi gjatë takimit, Komshiq u largua nga takimi pasi Dodik tha se Komshiq është një anëtar i Presidencës së Bosnjës i cili nuk konsiderohet i ligjshëm nga përfaqësuesit e tjerë të popullit kroat, raporton Klix.ba, transmeton Klan Kosova.

Po në këtë takim, Dodik foli edhe për Kosovën.

Ai tha se nëse Kosova është e pavarur, “atëherë pse nuk mund të jetë e pavarur Republika Sërpska dhe mbi çfarë parimi”.

Komento: