Kjo është mosha e 9 të vdekurve nga koronavirusi

15:08 | 29 Prill 2021

9 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi brenda 24 orëve.

Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (85, 71 vjeç), Prizren 2 raste (81, 60 vjeç), Ferizaj 1 rast (65 vjeç), Gjakovë 1 rast (58 vjeç), Gjilan 1 rast (67 vjeç), Lipjan 1 rast (85 vjeç), Mitrovicë 1 rast (75 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 104.986 raste nga 530.954 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.162 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 449 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 93.528 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.296.

Komento: