
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë me dije se do të fillojnë procedurat parlamentare për inicimin e amnistisë fiskale për bizneset e prekura nga Covid-19.
“Me amnistinë fiskale do të tentojmë që bizneseve të cilat kanë pësuar nga situata me pandemi, të iu lehtësohet operimi ekonomik, në mënyrë që të mos rrezikohet funksionimi i mëtejmë i tyre, i cili do rezultonte në thellimin e krizës ekonomike dhe humbjen e vendeve të punës” shkruan Tahiri në Facebook.
Postimi i plotë:
Grupi Parlamentar i AAK-së do të fillojë procedurat parlamentare për inicimin e amnistisë fiskale, si formë ndihmese ndaj bizneseve të prekura nga situata me Covid-19.Me amnistinë fiskale do të tentojmë që bizneseve të cilat kanë pësuar nga situata me pandemi, të iu lehtësohet operimi ekonomik, në mënyrë që të mos rrezikohet funksionimi i mëtejmë i tyre, i cili do rezultonte në thellimin e krizës ekonomike dhe humbjen e vendeve të punës.Njëherit, inicimi i këtyre masave lehtësuese për bizneset, ka qenë premtim i ish-deputetit Daut Haradinaj gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
