Lucas Paqueta, që nga ardhja në Milano nga Flamengo, ka qenë një yll te rossonerët.
Agjenti i Paqueta, Eduardo Uram, ka folur me CalcioMercato.com rreth muajit të tij të parë në Milano, si dhe duke komentuar transferimin në AC Milan në radhë të parë përcjell ORAinfo.
“Ndihem shumë i lumtur me atë se si bota e Milanit e ka mirëpritur dhe unë duhet të them se gjithçka filloi mirë.
“Lucas po luan shumë mirë, por mendoj se e gjithë skuadra është duke bërë një punë të mrekullueshme.
“Rino Gattuso i ka dhënë atij mbështetje të madhe që nga dita e parë, kur Lucas arriti në Milano dhe gjeti një teknik të gatshëm për të dhënë këshilla, për ta bërë atë të ndihej tashmë pjesë integrale e projektit të tij taktik.
Ai është i lumtur që e ka atë si trajner. Ai ka bërë mirë që ai refuzoi Reali dhe PSG”, ka thënë agjenti i tij./ORAinfo/