Ud. i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pasi Gjykata Speciale u ka refuzuar lirimin e parakohshëm Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Hoxhaj tha se këto katër personalitete janë sinonim i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.“Ata që dikur e krijuan historinë – sot po e mbrojnë nga përpjekjet për ta rishkruar atë!” shkruan Hoxhaj në Facebook.
Postimi i plotë i Hoxhajt:
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë heronjë të gjallë të Kosovës, janë sinonim të lirisë dhe pavarësisë tonë. Ata që dikur e krijuan historinë – sot po e mbrojnë nga përpjekjet për ta rishkruar atë!
#LiriaKaEmër