Ndalohet qarkullimi i veturave për 1 maj në Gërmi.
Qarkullimi i automjeteve në parkun e Gërmisë sot është i ndaluar me udhëresë.
Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Sot do të lejohen vetëm automjetet e Policisë së Kosovës, KFOR-it, të EULEX-it, të ndërmarrjes “Hortikultura”, të KRM “Pastrimi” dhe të Drejtorisë së Inspeksionit dhe automjeteve emergjente.
Ky veprim është bërë për të ndaluar grumbullimet që zakonisht bëhen për 1 maj në Gërmi.