Deda thotë se taksa duhet të suspendohet, e quan Thaçin analfabet

21:27 | 19 Shkurt 2019

Ilir Deda e ka quajtur analfabet presidentin e vendit, Hashim Thaçin.

Deputeti Ilir Deda thotë se taksa duhet të suspendohet. Por, sipas tij, kjo duhet të bëhet duke e kushtëzuar me një kërkesë e cila do ta bënte Kosovën fitimtare dhe jo humbëse.

“Duhet me suspenduar taksën por duhet me një marrëveshje tonën. Ramush Haradinaj duhet m’i thirr krejt partitë, s’ka lidhje as a është publike a jo. Ai është institucion, ai duhet me na thirr, me qenë unë kryeministër çdo ditë isha taku. Duhet me suspendu po duhet me dit saktë çka me kërkuar prej Perëndimit, çka nëse dështon marrëveshja për shkak të Serbisë, a do të na njohin 5 shtetet a jo.

“Hashim Thaçi e ka përjashtuar veten prej dialogut, nuk folet për kufijtë, ti shkon e diskuton me Mogherinin por nuk fol për ndryshim të kufijve, Kosova në vend që me dal fitimtare, del humbëse. Tash është krijuar një opinion te të gjitha shtetet që ne duhet t’i japim diçka Vuçiqit”. “Hashim Thaci është analfabet”

Komento: