Nëse e shihni këtë person lajmërojeni mënjëherë policinë

15:13 | 07 Maj 2021

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejë dhe dega në Deçan, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon:

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

XUN (Gani) BALAJ i lindur me 07.11.1981 Strellc- Deçan

I pandehuri është i kërkuar për veprёn penale:

“Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”
“Ngasje në gjendje të paaftë apo të dehur”
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Komento: