Mblidhen punëtorët e MASHT-it, formojnë sindikatë

12:35 | 20 Shkurt 2019

Disa punëtorë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), janë mbledhur në këto çaste ku janë duke diskutuar hapjen e një sindikate të re.

Burime të ORAinfo brenda këshillit organizativ, bëjnë të ditur se nga kjo mbledhje do të dalin organet e reja të Sindikatës.

Sipas të njëjtit burim sindikata po formohet me qëllim të kundërshtimit të programit të ri nga ministria.

“Sindikata po formohet me qëllim të kundërshtimit të organizimit të brendshëm që është bërë nga ministria”, ka thënë burimi.

Sot gjatë ditës pritet të zgjidhet kryetari i kësaj sindikate. /ORAinfo/

Komento: