Vdes polici nga Vushtrria.
Ka vdekur polici nga fshati Zhilivodë i qytetit të Vushtrrisë, Bekim Krasniqi.
I ndjeri ka qenë edhe ish pjesëtar i UÇK-së në luftën çlirimtare, shkruan Jepi zë.
Krasniqi njihej në luftë si një strateg, guximtar, prijës dhe vizionar e i pathyëshëm deri në çlirimin e Kosovës.
Pas përfundimit të luftës ishte inkuadruar në Policinë e Kosovës, ku sherbeu me nder dhe profesionalizëm.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarë, kolegë dhe bashkëluftëtarë të Krasniqit.