Rrëmbim në Prishtinë, vajza e mitur merret me dhunë ish i dashuri.
Mbrëmë, rreth orës 18:00, është raportuar në Policinë e Kosovës se në Prishtinë ka ndodhur një rrëmbim.
Një femër e mitur është marrë me dhunë nga ish i dashuri i saj. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me veturë të tipit Mercedes.
Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë përkatëse policore si dhe prokurori kujdestar. Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar.