Ambasada e Kosovës në Paris del me një njoftim të rëndësishëm

10:59 | 11 Maj 2021

Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Paris.

Ambasada e Kosovës në Paris i ka njoftuar qytetarët se nga sot do të hapen shërbimet konsullore për publikun.

Tre persona të komunitetit LGBT kërkuan azin, Policia kroate i dëbon për në Bosnje

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris njofton se shërbimet konsullore do të rihapen për publikun nga dita e martë, më 11.05.2021.

Kjo ambasadë fton që t’i kontaktoni përmes telefonit zyrtar +33 (0) 1 45 00 02 06 për marrjen e takimeve çdo ditë pune nga ora 14:00 deri në orën 16:00.

Po ashtu, luten që për shkak të situatës aktuale sanitare në lokalet e ambasadës të paraqiten vetëm personat që do të marrin shërbime. Përjashtim nga ky rregull bëjnë rastet kur shoqërimi është i domosdoshëm”, thuhet në njoftim.

Komento: