Kanalizimi ‘pushton’ bodrumet dhe garazhet e Lagjes ‘Eliza’, kompania e mirëmbajtjes nuk bëhet e ‘gjallë’

19:12 | 11 Maj 2021

Banorët e Lagjes ‘Eliza’ në Fushë Kosovë, janë në telashe me rrjedhjen e ujit të kanalizimit. Krejt kjo si pasojë e bllokimit te gypave te kanalizimit.

ORAinfo mëson se kjo gjendje është tash e një javë.

“Qe një javë rrjedh ujë i ndotur podrumet dhe garazhat e këtij kompleksi. Për këtë problem është njoftuar edhe kompania përgjegjëse ‘Cima Construction’, e cila paguhet nga banorët për këtë mirëmbajtje”, ka thënë për ORAinfo një banor i kësaj lagje në kushte anonimiteti.

Sipas tij, kjo kompani e cila ka qenë edhe ndërtese e objekteve, deri me tani nuk kanë marrë masa për sanimin e këtij problemi.

Rrjedhja e kanalizimit dhe uji i ndotur ka bërë që të kundërmoj të rëndë e cila ka depëruar edhe brenda banesave të këtij kompleksi.

Banorët paralamërojnë se nëse kjo gjende nuk rregullohet nga kompania që paguhet për mirëmbajtjen e saj, atëherë nuk do t’i kryejnë obligimet e mirmbajetjes ndaj ‘Cima Construction’.

Kujtojmë që dy muaj me parë garazhat dhe bodrumet e Lagjes ‘Eliza’ ishte përmbytur, duke zë shumë vetura brenda, shumica e të cilave janë shitur për hekur për shkak të pamundësisë për tu rregulluar sërish. /ORAinfo/

Pamje nga vershimet e fundit të cilat bllokuan Lagjen Eliza, duke zë shumë vetura në garazhet e këtij kompleksi.

Më poshtë e gjeni videon ku shihet që garazhet e këtij kompleksi ku ka shpërthyer kanalizimi që disa ditë dhe askush nuk po e rregullon atë…

Komento: