
Numër i madh i personave të moshës mbi 65 vjeçare janë duke pritur në radhë për t’u vaksinuar në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë.
Mirëpo në disa foto të siguruar nga ORAinfo shihet se aty po mungon organizmi dhe mbajtja e distancës duke u krijuar tollovi e madhe.
Mungesa e distancës mund t’i rrezikojë të moshuarit që të infektohen me koroanvirus para se të vaksinohen.

Aty shihet edhe policia e Kosovës, por të cilet nuk po kujdesen qe të mbahet distanca mes personave qe janë në pritje pë tu vaksionuar.
Kujtojmë që përveç Prishtinës, në këtë qendër do të vaksinohen edhe banorët e pesë komunave të tjera. /ORAinfo/

