Suso- Tottenham, lajmi i fundit

17:26 | 20 Shkurt 2019

Mesfushori i Milanit, Suso është në radarin e klubit të njohur anglez, Tottenham.

Skautët e klubit londinez kanë qëndruar në qytetin e Milanos për t’i shikuar disa lojtarë fundjavën që shkoi, në veçanti Suson dhe Ivan Perisicin.

Mediat italiane shkruajnë se Spurs e kanë vëzhguar dyshen e “Rossoneri”, Suso e Frank Kessie, ndërsa duket se trajneri Mauricio Pochettino është i interesuar për të dy lojtarët.

Klubi nga Premierliga po ashtu e ka shikuar Perisicin e Interit, por edhe futbollistin e Sampdorias, Joachim Andersen, i cili shihet si pasardhës i mundshëm i Toby Alderëeireld, që do të largohet nga Tottenhami.

Komento: