Pamje nga aksidenti tragjik në Prishtinë

22:36 | 12 Maj 2021

Ky aksident i mori jetën një këmbësori

Janë siguruar pamje nga aksidenti tragjik në rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë.

Si pasojë e një aksidenti në trafik mes dy veturave, lëndime për vdekje ka marrë një këmbësor.

PAMJE KETU
Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes:

Banorët e asaj lagje po ankohen pasi që në atë pjesë po ka aksidente të shumta e me disa viktima.

Lajmi për Indeksonline është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:30, në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësor) ka vdekur. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe një këmbësor. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe i njëjti, ka ndërruar jetë. Njësiti i hetimeve të trafikut rrogor janë duke punuar në ndriqimin e rrethanave të këtij aksidenti

Komento: