Presidenti slloven viziton sot Kosovën

06:58 | 13 Maj 2021

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor viziton sot Kosovën dhe do të takohet me homologen kosovare Vjosa Osmani.

Takimin bilateral mes dy presidentëve dhe vizitën e kreut të shtetit slloven në Kosovë për klankosova.tv, e ka konfirmuar këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina.

”Po, presidenti slloven, Borut Pahor, do të arrijë nesër në Prishtinë, dhe do të ketë takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani”, u shpreh ai.

Komento: