“S’ka Zot”, incident në ceremoninë e faljes së Namazit në Tiranë, arrestohen një person

07:23 | 13 Maj 2021

Një person është përpjekur të prishë ceremoninë e faljes së Namazit të Ditës së Fitër Bajramit në Tiranë.

Një burrë ka tentuar të futet mes besimtarëve gjatë ceremonisë në sheshin “Skenderbej” në Tiranë duke bërë edhe thirrje të tipit si ‘S’ka Zot, duhet me ik nga kjo jetë’.

Nga informacionet paraprake mësohet se personi, në gjendje të rënduar emocionale ka tentuar të vetëdigjej me benzinë.

Ai është neutralizuar fillimisht nga besimtarët ndërkohë që më pas e kanë marrë forcat e policisë së shtetit, të cilat e kanë prangosur.

Një prej përfaqësuesve të Komunitetit Mysliman e cilësoi një incident sporadik, që nuk ka të bëjë me besimin.

Komento: