Kosovarët po presin deri në 3 orë për të hyrë në Shqipëri

16:16 | 13 Maj 2021

Fluks i madh i veturave, kosovarët po presin deri në 3 orë për të hyrë në Shqipëri.

Qytetarë të shumtë të Republikës së Kosovës kanë zgjedhur që në ditën e festës së Fitër Bajramit të marrin rrugën për në bregdetin shqiptar

Një lexues ka deklaruar për IndeksOnline se pritja për të hyrë në Shqipëri nga Dheu i Bardhë është deri në tri orë.

Në një video që ka dërguar shihet një numër i madh i veturave në radhë duke pritur për të kaluar kufirin.

Ndërkohë kujtojmë se një numër i madh i kosovarëve vikendet e fundit i kanë kaluar në Shqipëri dhe Mal të Zi, për shkak të shtrëngimit të masave në Kosovë.

Komento: