Ndryshon moti, kështu do të jenë temperaturat për dy ditët e ardhshme

18:57 | 13 Maj 2021

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët në vijim do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Sipas institutit, vranësirat herë–herë parashihen të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të dobët dhe shkarkime rrufesh.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet në njoftim.

Komento: