Konfirmohet se sa persona janë vaksinuar në dy ditët e fundit

22:53 | 15 Maj 2021

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të fundit janë vaksinuar 7.742 qytetarë me vaksinën kundër COVID-19.

Sipas kësaj ministrie, numri i përgjithshëm i qytetarëve të vaksinuar deri më tani është 39.321.

“Vaksinimi kundër COVID-19 ka vazhduar sot për qytetarët e moshës mbi 65 vjeçare të regjistruar në e-Kosova dhe sipas termineve të caktuara nga Ministria e Shëndetësisë. Gjatë dy ditëve të fundit janë vaksinuar 7.742 qytetarë me vaksinën kundër COVID-19, derisa numri i përgjithshëm i qytetarëvee të vaksinuar deri më tani është 39.321. Vaksinimi po vazhdon përmes përcaktimit paraprak të termineve për qytetarët, të cilët janë regjistruar dhe kanë aplikuar përmes platformës e-Kosova, të cilët kontaktohen dhe ftohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga QKMF-të në komuna, sipas listave të tyre në dispozicion”, njofton MSH-ja.

MSH-ja njofton se ditëve në vijim do të krijojë mundësi të tjera shtesë për regjistrim e të gjithë qytetarëve që duhet të vaksinohen deri në arritjen e objektivit të vaksinimit të rreth 60% të popullatës së Kosovës.

Komento: