Dy ministrat shqiptarë të Mbrojtjes parakalojnë para gardës së FSK-së.
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka pritur në takim homologun e tij nga Shqipëria, Niko Peleshi.
Dy ministrat parakaluan para gardës së FSK-së derisa u intonuan himnet e dy shteteve, njofton Klan Kosova.
Pas takimit dy ministrat do të kenë një konferencë të përbashkët për media.