Aksident me të lënduar në Prishtinë

19:10 | 18 Maj 2021

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku te kompleksi “Ramiz Sadiku” në Prishtinë.

Vetura e tipit Q7 është aksidentuar me një Smart, me ç’rast janë regjistruar dëme materiale.

Mësohet se në këtë aksident ka mbetur e lënduar një vajzë. Në vendin ngjarjes ka arritur edhe ambulanca.

Komento: