Nuk mungon kjo mbështetje: Garda Kombëtare e Lowa-s konfirmon bashkëpunim me FSK-në

21:48 | 18 Maj 2021

Konfirmohet ky bashkëpunim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova po vazhdojnë bashkëpunimin ushtarak përmes Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Garda Kombëtare e Iowa-s, përmes një postimi në Twitter, ka konfirmuar vizitën e një grupi të ushtarakëve të saj në Kosovë.
“Eprorët e tanë të lartë ushtarak po vizitojnë Kosovën në përpjekjen tonë të përbashkët dhe të vazhdueshme për stabilitet rajonal”, thuhet në postim.

Në postimin në Twitter të ilustruar Garda Kombëtare e Iowa-s e ka ilustruar me foto aktivitetin e përbashkët me FSK-në, ku thuhet se janë duke zhvilluar një turne për të parë se si i zhvillon FSK-ja operacionet.

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Iowa-s kanë mbajtur para dy ditësh punëtorinë për mbrojtje kibernetike. Kjo punëtori është realizuar nga njësia 168 COS IANG dhe pjesëtarëve të MM dhe FSK-së

Komento: