Arrestohet Xhevdet Januzaj pasi vrau babanë e nxënëses në Pejë

21:06 | 19 Maj 2021

Konfirmohet rasti

Xhevdet Januzaj është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet për vrasjen e babait të nxënëses së tij në Pejë.

Rastin e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Po, është arrestuar sonte rreth orës 20:10. Tash vijojnë procedurat, intervistohet dhe i caktohet masa e ndalimit për 48 orë”, tha Gashi.

Gëzim Kastrati, 50-vjeç, u privua nga jeta me armë zjarri dje, pak metra larg banesës së tij në Pejë. I dyshuari kryesor është Xhevdet Januzaj, ish- kujdestari i klasës së vajzës së viktimës në shkollën “Dardania” në Pejë. Arsimtari i Fizikës ishte dënuar me tri vite e gjashtë muaj burgim dhe ndalim të ushtrimit të profesionit për vepren penale “sulm seksual”, të kryer në vitin 2019, ndërsa nxënësja – viktimë e këtij rasti, ishte vajza e G.K., në atë kohë 13-vjeçare. Se si ndodhi vrasja, djali i viktimës ka rrëfyer versionin e familjes së tij.

Komento: